Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID19. Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit.