Më 22 qershor ‘Air Albania’ do të rinisë fluturimet e rregullta ku destinacioni i parë do të jetë Stambolli.Lajmi është bërë i ditur nga kompania shqiptare përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’.
Mësohet se të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufijve pas situatës së shkaktuar nga koronavirusi.“Më 22 Qershor rifillojmë fluturimet e rregullta dhe destinacioni i parë: Stambolli! ?? Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufinjve. #AirAlbania”, thuhet në njoftimin e “Air Albania”.