Pas plot 9 orësh konsultime me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ambasadorja amerikane ka reaguar për mediat. Duke folur së bashku me ambasadorët Duncan Norman dhe Luigi Soreca, Yuri Kim tha se ishte një ditë e gjatë por që pati një farë progresi. Keshilli Politik do te vijoje takimet me ambasadorët edhe ditën e nesërme, shkruan javanews.al referuar fjales se ambasadores.

“Jam shoqëruar nga kolegët e mi ambasadorët Soreca dhe Norman. Të tre kaluam nënëtë ore me anëtarët e Këshillit Politik. Ishte një ditë e gjatë dhe e vështirë, por progres është bërë. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha palët. Të gjithëve iu kërkuar që të japin, në mënyrë që Shqipëria të fitojë.

Shqipëria është në një fazë kritike të saj. Bashkimi Evropian gjithashtu ka vendosur një sërë kushtesh për anëtarësim. Mës tyre është reforma zgjedhore. Kështu, qëllimi ynë sot dhe nesër është që Shqipëria të mundë të përmbushi të gjitha rekomandimet.

Sikurse e kam thëën ne duam që Shqipëria të jetë anëtare e BE. Kjo është dëshirë e SHBA-ve dhe e shqiptaëve. Qëllimi ynë sot dhe nesër, sepse do të ritakohemi përsëri nesër është që Shqipëria të përmbushë rekomandimet e ODIHR dhe të jetë anëtarë ne BE. Nëse partitë do të arrijnë në konsensus përtej masave të kërkuara nga ODHIR ne do të jemi dakord. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojnë këto kërkesa“ – tha Yuri Kim.

Anëtarët e këshillit u mblodhen sot në rezidencën e ambasadores së SHBA Yuri Kim prej orës 15:30. Ky ishte takimi i dytë i tyre pasi po sot u mblodhën dhe gjatë mesditës, kur takimi u ndërpre ku Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili vajtën për rreth një orë në selinë blu për t’u konsultuar.