Greqia ka konfirmuar se do të hapë kufijtë me Shqipërinë Ka qenë zëdhënësi i qeverisë fqinje Stelios Petsas i cili në një deklaratë për shtyp ka konfirmuar se midis pikave që do të hapen me shtetet e tjera, do të jetë edhe Kakavia.

Ndër të tjera, pasi bën me dije hapjen e aeroporteve dhe porteve nga pasnesër më 1 korrik, ai thotë “njëkohësisht, hapen portat e hyrjes të Evzonon, Kakavië, Kristalopigis, Kapshticë, Promachona, Nimfeas, Kastanion dhe Kipon”, shkruan gazeta “TemA”. Kjo deklaratë vjen fill pas vendimit të Bashkimit Europian për ta futur Shqipërinë në listen e vendeve që nuk do t’i lejohet të hyjnë në Union më 1 korrik, për shkak të bllokimit të kufijve ndërkombëtarë të bllokut për shkak të pandemisë.