Kryeministri Rama po e bën traditë publikimin çdo mbrëmje të një fotoje ku paraqiten bukuri natyrore të Shqipërisë.Mbrëmjen e sotme kreu i ekzekutivit ka zgjedhur të publikojë një foto ku paraqitet hidrocentrali i Shkopetit që ndodhet i rrethuar nga male.

Teksa kemi hyrë në sezonin turistik për këtë vit, kryeministri zgjedh të promovojë bukuritë e vendit në mënyrë që numri i vizitorëve të huaj e vendas të jetë sa më i lartë. (Lexo.al)