Trajneri Gennaro Gattuso i besoi Elseid Hysajt një vend titullari në ndeshjen kundër Interit. Ekipi i Napolit kaloi në finale pas një barazimi 1-1 dhe gëzimi është i madh.Heroi i vendasve ishte Dries Mertens që shënoi dhe theu rekordin si golashënuesi më i mirë i historisë së Napolit.

Belgu u vlerësua me notën 9 nga Sky Sport, ndërsa pas tij ishte Ospina. Portieri neutralizoi 4 momente të rrezikshme duke mbajtur ekipin në lojë.Trajneri Gennaro Gattuso meritoi notën 7, ndërsa dy më të dobtit te Napoli sipas asaj që shkruan Sky Sport ishin Elseid Hysaj dhe Elmas. Të dy futbollistët morën notën 5.5.