Është rritur sërish numri i të infektuarve në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 57 raste të reja, ku Kruja mban numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur. Lajmi u bë me dije nga ministria e Shëndetit.

‘Janë kryer 361 testime, janë konfirmuar 57 raste. Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur, ndjekur nga Tirana, 14 raste, 8 në Shkodër, 9 në Vlorë, 2 në Pukë, një në Durrës, një në Fier, 6 në Lushnje. Janë në hetim shumë raste të reja. Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë’.