Greqia bëhet gati të mirëpresë turistët. Duke nisur nga 15 qershori në dy aeroportet e vendit rinisin fluturimet ndërkombëtare por po ashtu në të gjithë vendin hapen edhe hotelet sezonalë.Kryeministri Kyriakos Mitsotakis zgjodhi ishullin Santorini për tu dërguar një mesazh të gjithë turistëve që vendosin të kalojnë pushimet në shtetin fqinj.
“Duke pasur përparësi sigurinë dhe shëndetin e tyre këtë verë Greqia është e gatshme të mirëpresë turistët”, tha ai.Kryeministri gjithashtu bisedoi me qytetarët e ishullit dhe stafin mjekësor. Duke mbajtur maskë, ai theksoi rëndësinë e transmetimit të “një imazhi të sigurisë dhe organizimit”.
“Jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë por është shumë e rëndësishme të transmetoni një imazh të sigurisë dhe organizimit për vizitorët që do të arrijnë në Greqi gjatë verës. Sikundër bëmë edhe gjatë këtyre muajve teksa mbanin nën kontroll pandeminë dhe në valën e parë të pandemisë ia dolëm me sukses”, shtoi kryeministri grek.
Greqia ka gati një plan veprimi për ishujt, i cili përfshin më shumë staf mjekësor në dispozicion ,ambiente të duhura për testime, përgatitjen e hoteleve karantinë dhe transportin ajror të disponueshëm për çdo transferim emergjent.Që nga e hëna vendi do të kryejë teste të coronavirusit për vizitorët që vijnë nga aeroportet që konsiderohen me rrezik të lartë nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian EASA, i cili do të duhet të presë për rezultatet e tyre të testit brenda natës në Athinë.
Pasagjerët që vijnë nga të gjitha aeroportet e tjera do të testohen rastësisht. Vizitorët që rezultojnë pozitivë do të karantinohen për 14 ditë.Duke përbërë rreth 20% të produktit të Brendshëm Bruto , turizmi është jetik për kombin mesdhetar, i cili doli nga një krizë e dekadave të borxhit në 2018. Rreth 33 milionë turistë vizituan Greqinë vitin e kaluar, duke gjeneruar të ardhura prej 19 miliardë eurosh.