Deputetja Rudina Hajdari, prej kohësh ka qenë në qendër të mediave për gabimet që bënte gjatë fjalimeve të saj në Kuvend.Sot e ftuar në “E diell” në Top Channel, Hajdari tha se është kritikuar shumë, por ‘gafat’ i ka bërë nga emocionet që ka pasur.

Deputetja shtoi se gabimet kanë ndodhur për shkak se shumë vite ka jetuar në Amerikë dhe se mendimet i vinin në anglisht. Ajo shtoi se punon shumë me veten dhe mendon se është përmirësuar dhe është në rrugë të mbarë.

“Kam pasur shumë emocione në fillim. Edhe mendimet më vinin anglisht. Edhe ëndrrat i shikoj anglisht. Gjithsesi kam punuar shumë me veten, kam praktikuar shumë dhe e dija që ajo ishte pika më e dobët. Në fillim mërzitesha shumë. Më pas më thonin sa më shumë përflitesh aq më mirë është. I futa një mendje të lehtë”, është shpreh ndër të tjera deputetja.