Jose Mourinho ka drejtuar Manchester United nga 2016-ta në 2018-ën.Një parantezë gjatë së cilës Special One ka fituar një trofe prestigjioz si ai i Europa League. Në atë skuadër ka qenë edhe Ander Herrera, më pas i shitur te PSG verën e kaluar.

Mesfushori spanjoll ka folur për ish-trajnerin e tij gjatë një interviste të dhënë për AS.“Mund të shpreh vetëm mirënjohje për të. Viti i parë ka qenë fantastik: tre tituj dhe tifozët më zgjodhën si lojtarin më të mirë të sezonit. Ka një personalitet të madh, por nëse punon mirë nuk ke probleme me të.Kemi të njëjtin mentalitet. Duhet të jesh i pjekur dhe i fortë. Ai tërbohet me ata që nuk janë të ndershëm”, ka thënë Herrera. (Telesport.al)