Kryeministri Edi Rama ka shkuar edhe në zyrën e kreut të PDK-së, Kadri Veselit, i cili është nën akuzë nga Gjykata Speciale.

Veseli e ka pritur kryeministrin Rama që tek hyrja e selisë dhe i ka treguar të gjithë ambientin duke e prezantuar edhe me stafin dhe zyrtarët e PDK-së.

I emocionuar nga vizita dhe mbështetja e kreut të qeverisë shqiptare, ish-kryeparlamentari Veseli nuk i kurseu edhe fjalët e mira duke e falenderuar disa herë rresht për vizitat e tij në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzave.

“Në zyrën time janë kolegët, kryeministër mirë se ke ardhur. Të lumshin këmbët! Faleminderit shumë!,“-i tha Veseli-Ramës.