Reperi Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë. Burime të afërta me çiftin kanë treguar se ata së shpejti do të bëhen prindër, shkruan Bota sot.

Të njëjtat burime kanë treguar se Sara është tashmë në muajt e parë të shtatzënisë dhe pret një vajzë. Kujtojmë që Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë vite që janë në lidhje dashurie, e cila u bë zyrtare dhe e njohur për publikun vetëm pak kohë më parë.