Keisi dhe Stresi prej kohësh na kanë bërë të mendojmë se marrëdhënia e tyre është në një krizë dhe së fundmi me deklaratat e tyre menduam se ishin ndarë.Por tashmë, nuk dimë më se ç’të mendojmë, pasi një detaj në fotot e fundit i trazoi mediat rozë.Në fotot e fundit të publikuara në Instagram, Keisi shfaqet në ceremoninë e diplomimit dhe në gishtin e unazës mban një unazë fejese.

Nuk e dimë nëse kjo mund të përkthehet si një mundësi e re për reperin, për t’i rregulluar gjërat mes tyre, apo Keisi thjesht nuk e ka hequr unazën nga gishti.Bukuroshja shfaqet mjaft tërheqëse e veshur me një fustan të ngushtë pas trupit që i tregon linjat elegante pas karantine.Me sa duket Keisi po ia lë kohës gjërat dhe do të shohim në vijim nëse do të ndodhë diçka mes dyshes së njohur të showbizz-it.