Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim ka postuar disa foto nga vizita në qytetin e Beratit. Magjepsës dhe të mrekullueshëm. Kështu e cilëson ambasadorja qytetin e Beratit.“Berati është qytet i mrekullueshëm-magjepsës, udhërrëfyes i mrekullueshëm, kisha antike dhe ikona që të mbushin sytë me lot.Jam e lumtur të shoh se si USAID ka ndihmuar në zhvillimin e Turizmit” shkruan Kim, ndërsa ka postuar disa foto nga qyteti dhe kisha e Shën Triadhës.