Ndërmarrja bioteknike Moderna njoftoi ditën e djeshme se kishte përfunduar planet për fazen e tretë të testimit të vaksinës kundër Còvid-19. Ky plan në fazën e vonë të tij do të përfshijë 30,000 pjesëmarrës dhe pritet të fillojë në korrik.
Testimi në këtë fazë do të përfshijë një nivel dòze të vaksínës 100 mikrogramë, të dhënë në dy të shtëna. Në studimin e hershëm të fazës 1 në të cilën përfshiheshin 45 vullnetarë të shëndetshëm, kompania hulumtoi doza më të ulta dhe më të larta, por rezultatet paraprake të zbuluara nga kompania nga ky testim sugjeruan që 100 mikrogramë ofrojnë përgjigjen e dëshiruar imune në mënyrë të sigurtë.
Sipas kompanisë, vaksína prodhonte antitrupa kundër vírusit Covíd-19 tek ata që ishin vaksínuar, si dhe ato antítrupa ishin në gjendje të neutralizonin vírusin në laborator. Detajet e plota të këtij studimi nuk janë ende në dispozicion; por së shpejti do të botohen nga bashkëpunëtorët e Moderna.
Studimi i fazës 2 po vazhdon dhe ndërkohë po regjistron 600 persona të shëndetshëm, të cilët do të ndiqen për një vit pas injeksíoneve të tyre. Kjo fazë do të vazhdojë të shqyrtojë sigurinë e vaksínës, si dhe do të mbledhë të dhëna të mëtejshme për efektivitetin e saj. Ky studim do të përfshijë më shumë njerëz me risk të lartë ekspozimi ndaj Còvid-19, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët në institucionet e kujdesit afatgjatë.
Në qershor, Moderna u bë një nga pesë zhvilluesit e vaksínave të zgjedhura për të qenë pjesë e programit ‘Warp Speed Operation’ të Presidentit Trump për të shpejtuar zhvillimin e një vaksíne Còvid-19. Përzgjedhja kualifikon Moderna-n për të marrë fonde të qeverisë federale për të vazhduar zhvillimin e vaksínave, kryerjen e testeve, si dhe prodhimin në shkallë të lartë të vaksínave.
Qëllimi i kompanisë është që deri në fillim të vitit të ardhshëm të vaksínohen rreth 300 milion qytetarë. Në planin afatëgjatë Moderna ka si synim planifikimin e 1 miliard dòzave me qëllim vaksínimin e një numri relativisht të madhë të popullatës globale.