Në një postim në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana njëkohësisht dhe presidenti i ekipit të volejbollit Erzeni shpreh entuziazmin e tij për Klubin e Volejbollit të Erzenit që u shpall fitues i kampionatit. Ata do të kenë të drejten të marrin pjesë në Kupat e Evropës për Volejboll.

Ja postimi i tij i plotë:

ERZENI, Skuadra e Volejbollit E PARA NË KLASIFIKIM.

Klubi i Volejbollit të Erzenit u shpall fitues i kampionatit edhe pse do të donim që kjo ecuri të vendosej në fushë, por duke parë që ekipi ka udhëhequr kampionatin nga fillimi duke mbajtur vendin e parë dhe me diferencë pikësh me skuadrat e tjera padiskutim që është një trofe i merituar.

Ndjehem krenar për çunat e talentuar të ekipit dhe për të gjithë stafin duke filluar nga trajnerët që po stërvisin një brez të talentuar djemsh që kanë traditë sportin, volejbollin.

Edhe pse situata e pandemisë frenoi ecurinë e zakonshme të ndeshjeve ata janë stërvitur gjithmonë, fillimisht në kushtet e shtëpisë e më pas në plazh, në stadium dhe pas dezinfektimit të bërë nga Bashkia dhe në Goga Basket.

Bravooo cunaaaa, jemi krenar për ju!

Ky sukses na motivon më tepër të ecim me ritme pune të larta për t’ja dalë mbanë edhe në procesin e Rindërtimit, ku deri tani jemi BASHKIA E PARË që ka përfunduar me sukses çdo hap për përfitimin e dëmshpërblimeve nga Grantet për banorët e prekur nga tërmeti.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!