Në Derven të Fushë-Krujës ka nisur puna për ndërtimin e shkollës së re “Kastrioti” dhe kopshtit të integruar si objekt më vete në hapësirën e saj, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Hapet me këtë objekt, seria e kantiereve të Rindërtimit nga themelet të 129 shkollave, të cilat do të rilindin me standarde arkitektonike e arsimore shembullore, në përputhje me standartet europiane, mbi rrënojat e ngrehinave të shëmtuara e të degraduara që shkatërroi tërmeti”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.
Ndërsa gjatë inspektimit në terren, Rama kërkoi që afati të jetë para 26 nëntorit të këtij viti, me qëllim që nxënësit të futen për mësim në këtë shkollë.
“Kjo është shkolla e parë që fillon në terren, të martën nisim infrastrukturën e Krujës, paralel shkollave është edhe infrastruktura shoqëruese, javën tjetër nisim në Fushë Krujë e më pas me Thumanën”, tha ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.
Specialisti: Shkollën në fund të nëntorit do e përfundojmë, 15 nëntor.
Rama: Në 26 nëntor duhet të fusim fëmijët në shkollë. Ajo që duhet të mos lejojmë që kjo pjesa e shtëpive të kryqëzuara të mos marrë shumë kohë edhe pse ëështë e domosdoshme. Po me lagjet e përqëndruara të shtëpive individuale?
Ministri Ahmetaj: Ka një specifikë, planet e detyruara vendore, vendosja, infrastruktuara
për 20 ditë do kemi gati planin për dy bashkitë e para e pastaj do nisë ndërtimi.
Rama: Është një transformim i madh, këtu ishte një stallë e tmerrshme, tani po kthehet në një shkollë evropiane