Një libër biblioteke, që një lexuesi i pëlqeu aq shumë sa e ktheu pas 39 vitesh, 13 javësh dhe 5 ditësh pas afatit, tashmë është përsëri në vendin që i takon.“Lexuesi duhet ta ketë pasur të vështirë ta dorëzonte librin”, shkruajti në Twitter një bibliotekar në qytetin jugor, Groesbeek. Gjoba për kthimin e librit me vonesë duhet të jetë rreth 1 530 euro, sipas përllogaritjeve të agjencisë holandeze të lajmeve, ANP.Por, lexuesi pagoi një gjobë prej vetëm pesë eurosh, shuma maksimale e vendosur nga biblioteka lokale.
Romani në fjalë “Back to Oegstgeest” nga Jan Wolkers tregon për edukimin e rreptë të autorit dhe është filmuar nga Theo van Gogh në vitin 1987.