Chelsea ka mundur 1-0 Leicester në çerekfinalen e Kupës së Anglisë dhe është kualifikuar në gjysmëfinale.Ndeshja është vendosur nga një gol i Barkley-t në minutën e 63-të të sfidës së luajtur në King Power Stadium.

Përballja me londinezët në Kupën e Anglisë është një mallkim i vërtetë për Dhelprat.Leicester, në fakt, nuk ka fituar asnjë nga 9 përballjet e mëparshme me Chelsea-n në këtë kompeticion (2 barazime, 7 humbje).