Në të njëjtin ditë në të cilën Komisioni i Venecias i hapi rrugën zbatimit të ligjit anti-shpifje, au-toriteti më i lartë i vlerësimit të ligjeve në Europë “fshikullon” Presidentin e Republikës për vonesat dhe bllokimet periodike që kanë ndodhur me procesin e emërimeve ne Gjykaten Kushtetuese. Konkretisht, janë disa pasazhe të opinionit të Komisionit, që i referohen konkretisht zotit Meta.
Përsa i përket mekanizmit zhbllokues të emërimeve të reja, Venecia thekson se ndarja e kom-petecave midis Presidentit, Parlamentit dhe Gjykatës së Lartë ka krijuar një konfikt të hapur. Për këtë arsye, Komisioni rekomandon që juridiksioni i Presidentit të përcaktohet qartë në Kushtetutë, ashtu siç ndodh me Kuvendin. Gjithashtu, Venecia vendos në dyshim nevojën e procedurës së betimit të Gjykatësit Kushtetues përpara Presidentit. Sipas saj, ky specifikim ligjor gjithashtu ka prodhuar vonesa.
Për këtë arsye, Komisioni thekson “Parashikimet që përmban draftligji për betimin, nëse çmohen të nevojshme për të evituar bllokimet e mundshme në të ardhmen dhe abuzimet me të drejtën e betimit nga ana e Presidentit, të parashikohen në Kushtetutë”. Një ton i tillë tejet kritik përdoret edhe mbi argumentin e përdorur më parë nga ana e kreut të shtetit, në lidhje me përparësinë e tij në radhën e emërimit të gjykatësve të GJK.
Në këtë paragraf, specifikohet se Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë janë tre instituci-one të pavarura dhe ajo që ka rëndësi është alokimi i vendeve vakante që duhet të emërojë secili institucion dhe jo radha e veprimit. “Tre autoritetet janë të pavarura dhe mund të veprojnë në mënyrë autonome në emërimet për-katëse. Mungesa e emërimit të anetarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë nuk pen-gon Kuvendin dhe Presidentin të zgjedhin/emërojnë anëtarët përkatës të Gjykatës Kushtetuese”, vijon opinioni.
Në përfundimet e saj, Venecia vlerëson edhe faktorët që kanë shkaktuar vonesë në emërimet e reja në Kushtetuese. Mbarimi i mandatit dhe shkarimi nga vetingu, mosfunksionimi i KED në 2007-08, si dhe mungesa e bashkëpunimit midis Presidentit me Parlamentin radhiten si arsyet kryesore. Për mbarëvajtjen e këtij procesi jetik për fatet e Shqipërisë, K.Venecias nxit bashkëpunim midis Kuvendit dhe Parlamentit, ne veçanti kur ka pak kandidatë për shumë vende vakante, me qëllim dakortësinë për zbatimin e procedurave që zhbllokojnë situata problematike.
Gjithashtu, Venecia rekomandon ndryshime të Kushtetutës për të qartësuar dhe lehtësuar procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetuesë si dhe garantimin e mandatit të plotë 9 vjecar për secilin prej tyre. Më herët gjatë ditës, Komisioni i Venecias i dha dritën jeshile miratimit të paketës anti-shpifje për mediat, një ligj i shumëdebatuar në 6 muajt e fundit.
Në seancën e fundit parlamentare për vitin 2019, mazhoranca miratoi dy projektligje si pjesë e të ashtuquajturës paketa ‘anti-shpifje’, e cila vendos zgjeron kontrollin e AMA-s edhe në fushën e mediave online. Projektligjet u kthyen në Parlament për rishikim si jo kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Më 30 janar mazhoranca e përmbysi veton e presidentit për ligjin “Për komunikimet elektronike’, ndërkohë që nuk e votoi ligjin “Për media audiovizive”, duke u shprehur se do të priste opinionin e Komisionit të Venecias.
Ndërkohë, opinioni përfundimtar i Venecias jo vetëm që nuk ka hedhur poshtë ligjin si anti-kushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave el-ektronike në Shqipëri. Midis përfundimeve kyçe, Venecia vlerëson se ligji është konsultuar gjerësisht me publikun, subjektet e interesuara dhe partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, Venecia çmon se autoritetet shqiptare kanë qenë transparentë në përmirësimin e tekstit të projektligjeve.
Ndryshe nga sa pretendon opozita, që sulmon ligjin si një mjet për të “censuruar shtypin” (edhe pse ligji i referohet specifikisht vetëm fake-neës) Venecia thekson se ligji është në përputhje të plotë me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias vlerëson vetëm se ligji ka nevojë për disa përmirësime, por jo për t’u abroguar, ashtu siç pretendon opozita. Midis përmirësimeve të sugjeruara është ai i përcaktimit më të saktë të fushës së zbatimit, duke përjashtuar blogjet online, rritjen e garancive për ruajtjen e anonimatit në internet, pavarësinë poli-tike të AMA-s, si dhe mundësinë për të ngritur një procedurë më efikase të trajtimit të ankesave.
Në fund, Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetë-rregullues të pavarur që funksionon në mënyrë efektive dhe që përfshin të gjithë aktorët për-katës të komunitetit të mediave