Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën, leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua ndaj euros, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari këmbehet me 110,42 lekë ose 0,28 lekë më pak se në fundjavë. Ndërsa euroja u forcua me 0,04 lekë dhe këmbehet me 124,27 lekë.
Këtë fillimjave, leku forcoi pozitat edhe ndaj paundit britanik e frangës zvicerane.
Sot monedha britanike këmbehet me 136,09 lekë ose 1,23 lekë më pas se ne fundjave dhe franga zvicerane u zhvlerësua me 0,13 lekë dhe këmbehet me 116,70 lekë.