Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar sot një takim në Peshkopi me kryetarin e bashkisë, Dibër Dionis Imeraj, përfaqësues vendorë, Prefektin, deputeten, drejtues të Policisë Shtetit dhe IKMT, për të diskutuar për mbrojtjen e mjedisit, ndërtimet pa leje, dëmet në pyje, antikanabisin, çështje që lidhen me sigurinë, sezonin turistik e projekte të zhvillimit të Dibrës.
Në fjalën e tij, Lleshaj tha se “duhet të vijmë më shpesh në Dibër se është një vend i mrekullueshëm, por hapja e rrugës së Arbrit do ia ndryshojë gjeografin duke e afruar më shumë me qendrën e Shqipërisë, duke i shumëfishuar të gjitha mundësit e dibranë për të arritur pjesën e Shqipërisë, por dhe për shqiptarët për të arritur në Dibër sepse kjo trevë ka jo pak shqiptarë që nuk e njohin. Tani është punë muaji, rruga e ka marrë hovin e vet dhe së shpejti do të finalizohet ky projekt i madh jo vetëm për Dibrën, por është një projekt kombëtarë në shumë aspekte”. Ministri Lleshaj dha se pandemia pas hapjes mund të bëhet problem, prandaj duhet kujdes, ndonëse Dibra nuk ka raste.
“Hapja, lëvizja e trafikut e rrit riskun e përhapjes dhe siç po shohim ka tendencë jo të pëlqyeshme përsa i përket infektimit. Është bërë një punë e madhe nga shqiptarët, kanë kufizuar lëvizjen, aktivitetet e biznesit, aktivitetet familjare për të parandaluar këtë virus. Virusi nuk ka kaluar dhe duhet ta vazhdojmë bashkëpunim me organet e shëndetësisë, policisë në mënyrë që mos ta zhbëjmë sakrificën që bënë shqiptarët. Ju them se kjo situatë është serioze dhe duhet kujdes”, tha ai.
Lleshaj shtoj se kujdesi ndaj pandemisë do të ndihmojë sezonin turistik, dhe turistë do zgjedhin Dibrën pasi është një vend i mrekullueshëm.
“Kujdes duhet edhe për shkak të sezonit turistik, pasi tashmë dihet se ekonomia jonë po kalon në vartësi të turizmit dhe turizmi po merr një peshë të madhe në jetën e vendit dhe sa herë fluksi turistik ndërprite dhimbjen do ta ndjejmë ne, ata që e shtrojnë vetë por dhe qytetarët dhe mbajtja e vendit pastër nga virusi është element i rëndësishëm për ofrimin e turistëve në vend”, tha Lleshaj. Ai vuri theksi te qetësia, rendi publik, rendi në qarkullim rrugore, luf ta ndaj kri mit, pastaj faktorë të tjerë mbajtja e pastërtisë.
“Përsa i përket rendit dhe sigurisë Dibra është vendi që na prodhon më pak shqetësime në rang vendi, është një qark i qetë, por kurrë nuk duhet të jemi të kënaqur përsa i përket rendit dhe sigurisë publike dhe nevoja për të përmirësuar rendin dhe sigurinë është e lartë”, tha ai.
Po ashtu, Lleshaj vuri theksi të shfrytëzimi i paligjshëm i pasurime minerale, që është një problem i madh për zonë. “Ende kemi probleme me disa persona që kanë ende pa dhënë llogari për drejtësinë. Kemi shqetësim kana bisi dhe është detyre e të gjitha organe vendore, të degëve rajonale për tu angazhuar në një fushatë të madhe kundër antikan abisin”, tha ai.