Ministrja e Shëndetësisë teksa ka vizituar së bashku me kryeministrin Rama ambientet e ish- kirurgjisë në QSUT që tashmë janë shndërruar në një spital COVID-3, ka thënë se ky spital është ngritur në kohë rekord dhe do të jetë një spital karantinë ose siç shërbente Konvaleshenva.
“Është një spital me 100 shtretër. Ka reanimacionin dhe imazheritë. Pritet skaneri dhe një mini-laborator dhe disa pajisje të tjera. Do t’i përgjigjet rastit të pacientëve që përfundojnë trajtimin e parë në Infektiv. Dhe për të përmbushur karantinën deri në shërimin e tyre. Është një përgjigje ndaj asaj që parashikojmë që mund të dalë nga sezoni turistik për rastet e shtuara që mund të kenë nevojë për spitalizim. E çojmë në rreth 500 shtretër për epideminë në vend. Ky është covid-4. Pa prekur ato private që i kemi pasur në dispozicion. Do rrisim stokun e materialeve mbrojtës dhe flotën e urgjencave.” tha Manastirliu.