Nga Mentor Kikia/
Marrëveshja u bë, por reforma zgjedhore jo!(Vetëm një letër me firma që duhet për negociatat)Më në fund ka një lajm të madh. Partitë, nën diktatin e ambasadorëve të huaj në Tiranë, bënë marrëveshjen për reformën zgjedhore. Një javë tension, natë e ditë, tryeza, konferenca, orë të gjata mbyllur në zyra.
Dhe me në fund u arrit.Por çfarë u arrit, e dini?Asgjë! Po asgjë prej gjëje.Kjo marrëveshje duhej si letër e firmosur, për të plotësuar një nga kushtet e hapjes së negociatave, të cilat edhe pse u hapur, ende nuk janë hapur tamam.Pyetja e madhe është kjo: Çfarë solli kjo marrëveshje në mekanizmin tonë zgjedhor?A e bën procesin më të sigurtë nga vjedhja e votave?A e bën politikën tonë më demokratike dhe transparente?A i jep votës së popullit pushtetin e vërtetë që duhet të ketë?A e bën popullin vërtet sovran, siç e tharrësit ata që ne votojmë njëherë në katër vjet?JO!
Asgjë nga këto nuk është arritur.U vendos se do të bëhet identifikimi biometrik, pra që burri të mos votojë edhe për gruan, edhe djalin që është emigrant në Greqi, dhe që pas vitit 2025(me shpresë) anëtarët e KQZ dhe numëruesit e votave të jenë jo politikë.Çfarë pritej dhe duhej bërë?Ndryshim sistemi: Nuk u bëHapjen e listave të kandidatëve: Nuk u bë.Votimi i emigrantëve: Nuk u bë.Rregulla të reja për financimin e fushatave: Nuk u bë.Transparenca e financimit nga vetë kandidatët (sipërmarrësit-oligarkë që kandidojnë): Nuk u bë.Tani merreni këtë marrëveshjen e madhe, futeni në gotë, dhe pijni lëngun tre herë në ditë.