Kryeministri Edi Rama ishte sot në Marikaj të Vorës, ku ka nisur puna për ndërtimin e dy shkollave nëntëvjeçare, pas shkatërrimit të 26 nëntorit. Gjatë inspektimit, Rama ka risjellë në vëmendje situatën nga pandemia dhe u ka kujtuar qytetarëve të kenë kujdes dhe të ruhen pasi virusi nuk ka ikur, por është ende i rrezikshëm. Një ditë më parë kryeministri apeloi qytetarët që nëse shifrat vijojnë të rriten me trend rekord si ditët e fundit, qeveria do jetë e detyruar të rikthejë karantinën.
Rama: Të mos afrohemi se…
Qytetari: Më duket se ka kaluar gjithçka.
Rama: Jo nuk ka kaluar gjithcka mos rrini me mendjen se ka kaluar, duhet me u rujt,
jo me dhënë dorën se është e rrezikshme.
“Vazhdon çelja e kantiereve të Rindërtimit nga themelet të 129 shkollave, të cilat do të rilindin me standarde arkitektonike e arsimore shembullore, në përputhje me standartet europiane, mbi rrënojat e ngrehinave të shëmtuara e të degraduara që shkatërroi tërmeti????
Së shpejti edhe kantieri i Rindërtimit të lagjes së re në qendër të Vorës?”, shkruajti Rama në Facebook në lidhje me procesin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të vitit të kaluar teksa u la afat specialistëve që në mëngjesin e 27 nëntorit 2020 shkollat të jenë gati.