Presidenti i Republikës, Ilir Meta nëpërmjet një videoje që ka postuar në facebook na ka treguar se ditën e ka mbyllur duke luajtur futboll në bregdet.Në video shihet se presidenti është shumë i përkushtuar në lojë dhe mundohet të pasojë sa më mirë topin tek shokët e skuadrës, të cilëve u siguroi një gol, duke promovuar në këtë mënyrë edhe frymën e ekipit pasi thotë se është mirë kur shënojnë edhe shokët.
Kreu i Shtetit bën me dije se në këtë lojë është ftuar nga djemtë e Shën Pjetrit ne Lalz, të cilët edhe i ka falënderuar. Megjithese si kalamaj qe jane dhe e “tejkalonin” me fjalor sa here humbisnin ndonje top apo ia kalonin mes kembeve.“Është mirë kur shënon vetë, por edhe më mirë kur shënojnë shokët. Faleminderit çunave të Shën Pjetrit që me ftesën e tyre ma mbyllën këtë fundjavë me energji pozitive”, shkruan Presidenti.