Ministrja e Financave Anila Denaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se rimbursimi i TVSH-së është prioritet i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Denaj shprehet se në fund të vitit 2019, stoku i TVSH-së ka qenë zero për të gjithë tatimpaguesit me metodën FIFO, duke rimbursuar 23.5 Miliard lekë, shumë më e madhe se çdo vit tjetër. Ajo jep edhe të dhëna të tjera financiare të vendit.
Postimi i ministres Denaj: Rimbursimi i TVSH-së është prioritet i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ✅ Në fund të vitit 2019, stoku i TVSH-së ka qenë zero për të gjithë tatimpaguesit me metodën FIFO, duke rimbursuar 23.5 Miliard lekë, shumë më e madhe se çdo vit tjetër. ✅ Vetëm në periudhën Janar-Maj 2020, janë paguar 5.9 Miliard lekë rimbursime, duke zeruar kërkesat me metodën FIFO.
⏺️ Së fundmi, Administrata Tatimore ka rishikuar Rregulloren e Rimbursimit të TVSH-së, e cila mbështetet mbi modulet e përcaktuara të analizës së riskut dhe: ⏩ i përgjigjet nevojave për likuiditet të bizneseve; ⏩ redukton kohën e procesimit të kërkesave për rimbursim të TVSH-së.