Perballe situates shume shqetesuese me shtim te madh te shtrimeve ne Infektiv, mjekja infeksioniste Entela Kolovani tregon se si po menaxhohet gjendja brenda pavijoneve.entela kolovani Ajo tha se me keto shifra situata eshte e perballueshme, ndonese nenvizoi shtimin e madh te pacienteve te shtruar dhe apeloi fort per ndergjegjesim te madh nga ana e qytetareve.
“Deri tani me këtë trend jemi duke e përballuar me numër shtretërish. Në funksion të shërbimit tonë janë vendosur që në fillimi m 2 pavione shtesë. Kemi 120 shtretër. Njëri pavion i është kushtuar terapisë intensive. Nëse vazhdojmë me këto shifra e përballojmë. Edhe pse dëshira jonë është sa më pak të sëmurë me koronavirus. Kthimi mbrapa nuk do të ishte i falshëm për ne si qytetarë. Shpresoj shumë që qytetarët të na mirëkuptojmë. Nuk mund ti kthehemi më karantinës. Ne kemi mbi 70 persona të hospitalizuar dhe 14 persona po marrin shërbim intubim”, tha Kolovani, e ftuar ne studion e Abc News.
Mjekja u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdeshëm duke theksuar se ky virus nuk është si gripi, ashtu sikurse pretendohet në masë. ‘Do bëja një thirrje të mos ua besojnë shumë vetës së tyre klinikën. Çdo person ka të drejtë të informohet. Kanë dëgjuar që thuhet është grip, madje edhe Trump ka dalë me të tilla deklarata dhe është kundërshtuar. Ky virus e ka treguar se nuk mund të jetë shumë i parashikueshëm. Nuk ngjan me gripin. Nëse shohim prekjet pulmonare të personave që kalojnë koronavirusin janë krejt ndryshe nga ato të gripit. Nëse do të shohim çfarë ndodhi në fillim në mars dhe prill me botën, vërtet u mendua se janë moshat e treta ato më vulnerabël, pro kjo u lidh me sëmundjet bashkëshoqërues. Më pas u tregua se sëmundja nuk zgjedh mosha. 34 vjeçarja ka pasur probleme të rënda”, tha ajo. Kolovani foli edhe për infektimi e personeli shëndetësor, ndërsa u tërhoqi vëmendjen mjekëve në QSUT të cilët sipas saj nuk u tregua të kujdesshëm.
“Është pashmangshme kur mendon se edhe në botë ka pasur personel shëndetësor të infektuar. Edhe tek ne nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mjekët i kanë pajisjet e mbrojtjes thjeshtë duhet ta kenë në vëmendje që nuk mund të futen te pacientët pa i mbajtur ato. Pamë një lëshim të vogël tek personat që nuk u ndeshën me të sëmurët. Por mos harroj më që e gjithë kjo ishte efekt i karantinës dhe me pak logjikë duhet ta kishim pritur që mund të kishim shtim. Dhe mjekët duhet ta kishin humbur vëmendjen. Epidemiologët u përpoqën që të ndërprisnin këtë zinxhir infektimi në QSUT. Realisht kanë qenë disa mjekë dhe infermierë të hospitalizuar dhe tashmë kanë dalë të shëruar”, u shpreh ajo.