Pas një dite me shifra rekord, ku u numëruan 71 raste të reja dhe një shtim i frikshëm i pacientëve të shtruar në Infektiv, vijon përhapja e koronavirusit në vendin tonë.
Ne nje dalje publike per mediat, specialistja e ISHP-se, Eugena Tomini iu beri thirrje qytetareve qe te respektojne rregullat.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 33 raste të reja me koronavirus në vend, shtim te shtrimeve ne Infektiv. 82 paciente te shtruar, 10 ne terapi intensive dhe 1 i intubuar.
23 ne Tirane, 8 ne Shkoder, 1 rast ne Pogradec dhe 1 ne Kamez.
Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, pas tamponëve të bërë ne rastet e dyshuar, në vijim të hetimit epidemiologjik dhe rasteve të reja.