Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ishte këtë të shtunë në shkollën 9-vjeçare, Njazi Mastori, në Sukth ku mori edhe lopatën për të dhënë një dorë ndihmë.Shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë shndërruar në kantier ndërtimi.

Ato, përfshirë edhe “Njazi Mastorin” po rindërtohen nga buxheti i shtetit duke u shndërruar në një një infrastrukturë moderne, me standardet më të larta të sigurisë e me kushte optimale për nxënësit e mësuesit.Është duke u shfrytëzuar vera dhe pushimet për të përgatitur shkollat e vjetra që tërmeti i dha goditjen e fundit.