Neymari mezi po pret rinisjen e Champions League. Me Ligue 1 tashmë të mbyllur, ndeshjet e vetme zyrtare që PSG do t’i luajë për sezonin 2019/20 janë ato në UEFA Champions League.
Braziliani ka konfirmuar se është ëndërr e tij të triumfojë në këtë garë me PSG dhe se vetëm atje po e mban mendjen“Kam menduar shumë për Championsin. S’mund të pres që të luajë dhe të shkruajmë historinë”, deklaroi Ney. Me një fjalë, ai është i bindur se PSG ka kapacitete për t’i shkuar në fund Championsit që kësaj radhe, do të luhet me një ndeshje deri n’finale.