Juventus po mendon të përdorë Federiko Bernardeskin dhe Daniele Ruganin për të ulur çmimin e sulmuesit të Uolverhampton Raul Jimenez, me Liverpulin që është tërhequr nga gara. Meksikani po bëhet kandidati kryesor për të udhëhequr sulmin bardhezi sezonin tjetër, pasi negociatat me sulmuesin e Napolit Milik po hasin në vështirësi.Sipas “Daily Express” në garë deri tani për 29 vjeçarin ka mbetur vetëm Juventus, pasi Liverpuli është tërhequr. Ndërkohë “Tuttosport” mëson se Juventus do përpiqet të bëjë pjesë të negociatave edhe lojtarë të tjerë në mënyrë që të ulë çmimin prej 50 milion euro që ka Jimenez.
Kandidatët nga ana e kampionëve të Italisë për tu bërë pjesë e një shkëmbimi me sulmuesin e Uolverhampton janë Bernardeski dhe Rugani.