Policia Rrugore ka vijuar kontrollin për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë protokollin e sigurisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar 260 mjete dhe janë ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh.

Kryesisht kontrollet janë bërë ndaj mjeteve që transportojnë punëtorët e fasonerive, të cilët nuk respektojnë nenin 3 të Aktit Normativ datë 15.03.2020, për ruajtjen e distancës fizike

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë protokollin e sigurisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar 260 mjete dhe janë ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh.

Në vijim të planit të masave të hartuar për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle të shumta ndaj mjeteve të ndryshme, kryesisht ndaj mjeteve që transportojnë punëtorët e fasonerive, të cilët nuk respektojnë nenin 3 të Aktit Normativ datë 15.03.2020, për ruajtjen e distancës fizike.

Në zbatim të këtij plani janë ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh, për mosrespektim të protokollit të sigurisë.

Policia Durrës kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kufizimet me përgjegjshmëri, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.