Orët e para të ditës së sotme do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme do jenë në zonat malore. Mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në zonat lindore dhe pjesërisht në zonat e ulëta.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.
Rajoni dhe Europa:Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të diktojnë mot të vranët dhe rrebeshe shiu në Europën Veriore, Lindore dhe Juglindore. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë Qendrën dhe Rajonin e Mesdheut.