Pas degjenerimit në dhunë të protestuesve të “Black Life Matter”, të cilët nisën të shkatërrojnë edhe statujat, është aktivizuar grupi i ekstremistëve të djathtë në Londër.Kanë marrë një tjetër përshkallëzim protestat kundër racizmit në Londër ditën e shtunë, ku aktivistët e “Black Life Matter” janë përleshur me mbështetës të ekstremit të djathtë dhe për këtë arsye është nevojitur dhe ndërhyrja e policisë.

Policia ka vendosur një gjendje shtetrrethimi në stacionin e Waterloo në qendër të Londrës, ku manifestimi i anti-racizmit hasi në kundër-protestën e ekstremistëve të djathtë të cilët mbronin monumentet dhe përfundoi me akte shumë të rënda huliganizmi.Në pamje shihet se si shumë huliganë iu bashkuan personave që mbrojnë statujat historike dhe sulmuan policinë, për të dhunuar më pas aktivistët e “Black Life Matter” në sheshin Trafalgar.