Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan disa ndeshje në kampionatin spanjoll pas rinisjes, teksa Barcelona shpartalloi me 4 gola Majorkën. Vidal, Braithwaite, Jordi Alba dhe Mesi ishin autorët e pokerit për ekipin katalanas. Sonte në orën 19:30 është radha e Realit të Madridit për t’u përgjigjur në shtëpi përballë Eibarit.Barcelona kryeson renditjen e La Liga-s me 61 pikë, pesë më shumë se Real Madrid që do të luajë nesër në shtëpi kundër Eibar-it.