Blogerja e njohur Lori Hoxha ka uruar publikisht motrën e saj Sarën dhe partnerin, Ledion Liço, në përvjetorin e tyre të martesës. Ajo ka publikuar në Instastory një foto të dyshes gjatë pushimeve dhe i ka uruar me fjalët më të ëmbla. Lori shkruan se Sara dhe Ledioni janë çifti i saj i preferuar dhe e bëjnë dashurinë të duket shumë e thjeshtë.

Kujtojmë se Ledioni e surprizoi Sarën në përvjetor me një set enësh nga modelja e njohur Chrissy Teigen.