Një tjetër shqiptar kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme dhe arriti në një zonë malore të Kastoria , me qëllim që të priste dru në pyjet Greke. Me vete kishte edhe tre mushka që do t’i përdorte për të transportuar drutë e prera për në vendin e tij, me qëllim tregtie.28-vjeçari shqiptar u kap nga oficerët e policisë së departamentit Nestorio të Kastoria dhe departamenti lokal i Gardës Kufitare për të transportuar me lëndën e drurit të mushkave një metër kub dru lisi që ai kishte prerë me një sëpatë, e cila u gjet në pronësi të tij, ku për rrjedhojë u bë konfiskimi i saj dhe i druve të prera njëherësh edhe i mushkave.

Gjithashtu 28 vjecari i akuzuar për shkelje të legjislacionit pyjor dhe hyrje të paligjshme në vend u dërgua në prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Kastoria , ndërsa u gjobit edhe për shkelje të masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.