Me tonë të forta i është përgjigjur kryeministri Edi Rama aku zave të deputetit të opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri, që akuzoi institucionet shtetërore se nuk duan të zbardhin atentatin ndaj prokurorit Ndoj në Durrës, ku mbeti i vr arë shoferi i tij.
“Ju flisni për shoferë me kapele, për njërin që doli te kthesa, që ju e njihni që ishte fshehur pas ferrës, këtu nuk flitet kështu, është parlamenti i Shqipërisë. Ndërkohë që ministri nuk është as polic, as hetues, e as mund t’i tregojë specialistëve të hetimit se si të shohin kamerat”- tha Rama.
Akuza e Valterit
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Valteri, duke u ndalur ne atentatin ndaj prokurorit, tha se ai vetë i kishte pamjet e kamerave të sigurisë marrë nga disa biznese, ku duket edhe autori pa kapele, por që policia e prokuroria nuk i ka dhe nuk ka bërë as mundimin t’i sigurojë e hetojë. “E keni karamelen në fut, ju dhe ata që ju kanë sjellë këtu, pengohet zbardhja e ngjarjes, nëse nuk doni ta zbuloni se keni hall se pas tyre fshihen ata që ju komandojnë juve, më mirë jepni dorëheqjen sa mos të turpëroheni më, se fole për shifrat e drogës, dhe kanë kapur më pak, kur të fillojë korrja nuk do dini ku të futni kokën, e ke të përfshirë të 12 drejtorët, po jua fshehin se ndodhta nuk keni marrë asnjë lekë, më dukesh burrë i mirë për tu përfshirë me këta masakrenjtë, po të përdonin, po bëjnë gjëra pas kurrzit, po fshehin vrasjen”- tha Valteri.
Reagimi i Ramës
E ndoqa me pezmatim këtë interpelancë, po mendoja lidhur me një debat që bëmë bashkërisht Valteri herën e shkuar kur ju ishit shumë i shqetësuar për dhunën dhe këtu ju bëtë përsëri dhunë, e stimuluat dhunë, frymëzuat dhunën, u dhatë të gjithë të rejave e të rinjve që mund të ishin duke ju ndjekur shembullin më të keq të mundshëm se si njeriu qëndron në një mjedis publik dhe mbron bindjen e tij, është e paimagjinueshme që një deputet të dalë në foltoren, të bëjë akuza penale të japë edhe detaje që lidhen me një hetim duke u shprehur se njeh vrasësit, atentatorët, viktimat, kush është me kapele e pa kapele dhe ende nuk keni shkuar në prokurori që të viheni në dispozicion të hetimit dhe të ndihmoni për zbardhjen e krimit.
Ju jeni zgjatimi i një falange që ka vite e vite që e ka marrë peng debatin publik, edhe kulturën e parlamentarizmit duke mos e lënë të zhvillohet sipas standardeve evropianë e duke kriminalizuar dynjanë. Ka një fjalë që thotë, politika me krimin është mbështetja më e madhe që i bëhet krimit, të flasësh në këtë farë feje do të thotë të ushqesh
S’ka gënjeshtër më të madhe se gjysmë të vërteta që ju tregohen shqiptarëve përditë, por matet me fakte, nuk ka asnjë vend demokratik që të ketë zeruar vrasjet. Jo shumë larg në kohë, por pak kohë më parë drejtori i policisë i njërit prej vendeve që rankohen më lart botërisht prej vitesh, Finlanda.
Doli se për vite kishte bashkëpunuar me krimin, e ca do të thotë kjo, unë besoj se fakti që gjatë qeverisjes sonë janë në numër të konsiderueshëm janë hetuar, përjashtuar nuk tregon bashkëpunim me krimin, një fakt si ai që përshkruani ju, tregon vullnet dhe angazhim për të luftuar përballë dhe brenda vetes.
PS është sulmuar dhe është përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji politike kriminalizuese, dhe e dini pse? Sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afër 7 vite sot qeveri që e kanë zhvilluar luftën me krimin si asnjë herë më parë.
Është fakt i njohur, jo opinion që kush e lufton seriozisht krimin, akuzohet për të kundërtën. Kush përballet me krimin merr baltë dhe goditje pikërisht si bashkëpunëtor i krimit. Kjo është e njohur botërisht. Nuk është opinion, por fakt që Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën me krimin.
Pergjigjja qe dha Lleshaj:
Unë si ministër nuk merrem me raste konkrete. Nuk jam kryepolici i Shqipërisë. Nuk shoh as kamera. Policia i ka të përcaktuara procedurat. Ndërhyrjet e ministrit janë të paligjshme. Unë besoj që ju duhet ta dini kush është përgjegjës, prokuroria. Ju duhet t’i paraqisni provat në prokuror. Qoftë për rastin e Durrësit, qoftë për raste të tjera jam i angazhuar që policia të performojë. E ndiej keqardhjen për atë ngjarje dhe familjen e djalit.
Replika e Valterit
Deputeti Valteri ne pergjigje te replikes, i kerkoi ministit te mos beje propagandë e pallavra. “Kuptova që je vetëm për tendera aty ose për emërime. Nuk ta ka shpjeguar kryeministri Rama që je personi përgjegjës për gjithçka ndodh. Të kam dëgjuar që ke thënë se policët janë fytyra jote…Llesh kam parë shumë polica që nuk do doja të ishin fytyra jote. Kam parë shumë policë të lidhur me krimin por nuk më duken si ti. Je gjë tjetër ti, unë nuk të kërkova asgjë personale, nuk të kërkova as të më bësh ushtarak. Për krimin nuk ke folur. OFL coja paraardhesit ti. Kaq qorra jeni bërë? Zoti Lleshi hajde këtu dhe fol për krimin, mos më bëj pallavra dhe propagandë qeverie”, tha ai.