Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti inspektoi sot restaurimin e godinës së Akademisë së Arteve në Tiranë.

Rama tha se godina është transformuar totalisht, duke shtuar se Akademia e Arteve mbetet një gur i paçmuar i trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Kemi disa ide për lëvizjen e përkohshme. Këto që kemi vendosur janë më të mira nga ato që ishin më herët. Do bëjmë investim të madh për kampusin. Do të bëjmë investimet e duhura.

Do zgjidhet edhe puna e lëvizjes së studentëve. Teatri i Operas kishte një banjo poshtë, ndërsa tani ka dhoma individuale për solistë, ka kushte moderne”, tha kryeministri.