Takimi i tre drejtuesëve të grupeve parlamentare të opozitës me ambasadoren amerikane Yuri Kiim dhe ambasadorin e BE në Shqipëri, Sorecca ka përfunduar pa sukses sepse deputeti demokrat Myslim Murrizi nuk është bindur për ndryshimet për Reformën Zgjedhore.
Në prononcimin e tij për mediat pas takimit ai u shpreh i prerë se nuk do ta votojë këtë Reformë dhe se do lobojë që e gjithë opozita në Parlament të votojë kundër.
“Kërkojmë listat e hapura, administratë zgjedhore jo politike ndryshme nuk votojmë të 39 deputetët, asnjë shtesë tjetër. Nuk e mora vesh se cfarë kërkoi (ambasadorja) nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj”, u shpreh deputeti Murrizi.
Kur brenda pak ditësh Shqipëria pritet të marrë “OK” për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe ku Reforma Zgjedhore është një tregues i bashkëpunimit të palëve politike në vend për çuarjen e Shqipërisë përpara në proceset europiane, opozita parlamentare me në krye Murrizin nuk duan që ta votojnë. (Lexo.al)