Dy ditë më parë, ne media u raportua se aktori Florian Binaj ishte infektuar me koronavirus.
Me qytetari, ai reagoi pak minuta më vonë, duke konfirmuar lajmin dhe duke kërkuar nga të gjithë ata që kishte takuar, të cilët i kishte njoftuar edhe vetë, të bënin testin.
Dhe më të drejtë, pasi sot raportohet se një person në Përmet, është infektuar pikërisht nga ai.
Dje u raportua se ishin infektuar edhe vëllezërit Robert dhe Edmond Budina.
Por, ndryshe nga Binaj, këta të fundit iu hakërryen medias dhe vetë Edi Ramës, fillimisht pse iu doli emri si të infektuar dhe pastaj pse u këmbëngul që t’iu bëhej testi.
Në vend që të kërkonin nga ata qindra njerëz që kanë takuar këto ditë nëpër protesta, të bënin testin se mos janë infektuar, vëllezërit Budina edhe në fatkeqësi e kanë mëndjen për të përfituar politikisht, duke dalë në media dhe duke bërë si viktima të Edi Ramës, a thua ky i fundir rri gjithë ditën duke menduar për ta.
Ata pretendojnë se iu është shkelur privatësia pse u ka dalë emri si të infektuar me koronavirus, por në fakt duhet të ishin ata vetë që ta deklaronin këtë gjë sapo e morën vesh, për të njoftuar njerëzit e tjerë që kanë takuar.
Sepse ndryshe nga të infektuarit e tjerë, ata janë njerëz që këto ditë kanë takuar qindra persona dhe ata duhen vënë në dijeni, për të verifikuar nëse janë infektuar edhe ata.
Ndoshta do të duhet të mësonin pak nga kolegu i tyre Binaj, që jo vetëm s’u ankua pse i doli emri në publik, por doli vetë e foli për infektimin, duke iu kërkuar të njohurve dhe personave që kishte pasur kontakt, të bënin testin.
Sepse në raste të tilla, përveç vetes, duhet të mendoshs edhe për të tjerët.
Jo ta kesh mëndjen si të bësh politikë me sëmundjen.