Me tone te forta ka reaguar mjeku i njohur i Infektivit, Tritan Kalo, teksa ka komentuar situaten aktuale politike ne vend, ku palet rreken te gjejne nje konsensus per reformen zgjedhore, por qe sipas tij, ne 30 vite demokraci nuk kemi asgje te re nga fronti i zgjedhjeve te perfaqesuesve te vertete te popullit.
Sipas mjekut, në Parlament dhe në administratën publike janë të pa boshtët, konformistët, të paprinciptët, kryetarëdashësit e të gjitha forcave politike apo dijepakët gojëkyçur.
Postimi i Tritan Kalos
Në “kohët covidiane” vijojnë të krijohen hapsira të mëdha edhe për bëma jo të vogla…30 vite pas Pluralizmit Politik dhe NE ende sot nuku kemi asgjë të re, nga “Fronti” i Zgjedhjeve të Përfaqsuesve të vërtetë të vetë Vullnetit të Popullit…..DEMOKRACIJA përfaqsuese direkte e këtij vullneti u vra ende pa lindur në Dhjetor 1990….Në shumicën e tyre, të pa boshtët në çdo kohë e rrethanë, konformistët e paprinciptë për interesat e vendit, kryetarëdashësit e të gjitha forcave politike apo dijepakët gojëkyçur para këtyre “hirësive”, DO TË VIJOJNË të mbushin aulën e “Parla-pa-mentit” dhe strukturat e Administratës Publike…Të tjerët le të vijojnë të hedhin trastat në krahë dhe këmbët e shpejta, për vijimësinë e theqafjes/emigrimit biblik në dhe të huaj, sepse “aty ku balta të duket më e ëmbël se mjalta”, VIJON të mos ketë hapsira mbijetese të Ndershmërisë, të Dijenxënies, të Punëdashurisë, të Atdhedashurisë dhe të të qënurit Vetvetja….RRËNOFSHIN ndryshimet Kushtetuese të Prillit 2008, si varrëmihëset përfundimtare të këtij vullneti!….RRËNOFTË PARTITOKRACIA “Made in Albania”!…..Quo vadis Shqipëria ime?!?!