Prej disa ditësh mediat po ziejnë nga lajmi se Sara Hoxha, e dashura e Ledri Vulës, është në pritje të ëmbël. Ndonëse nuk ka ende një reagim zyrtar nga çifti, thuhet se Sara është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe po pret një vajzë, teksa fotoja që ka shtuar dyshimet është kjo: Teksa ne jemi në pritje të konfirmimit të lajmit nga çifti, Sara ka publikuar një foto mbrëmjen e djeshme në Instastory.
Ajo shihet teksa pozon përballë pasqyrës me një person tjetër, teka ka veshur një këmishë të gjerë, gjë që e bën më të vështirë dallimin e barkur të rrumbullakosur, duke i shtuar kështu edhe më shumë dyshimet.
Ju dalluat gjë? Çifti po kalon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë dhe këtë nuk kanë nguruar ta shfaqin në rrjetet sociale, teksa bashkë me ta është edhe familja e Ermal Fajzullahut.