Turistja ukrainase e infektuar me Covid 19, sot ka lënë spitalin Infektiv.Pranë ambienteve të spitalit, në momentin që ka dalë ajo është pritur nga i dashuri i saj, i cili mbante në dorë një buqetë me lule, për ta mirëpritur rikthimin e saj në shtëpi pasi fitoi betejën me Covid.

Kujtojmë se turistja ishte e para që u identifikua me Covid në Sarandë, pasi atje shkoi për të festuar ditëlindjen.Sipas pretendimit të saj dhe te familjarëve, e reja u identifikua me koronavirus në qytetin e Sarandës, aty ku edhe kanë shtëpinë e tyre.Aktualisht gjendja e saj shëndetësore është e mirë, ndonëse do i duhet të qëndrojë dhe 14 ditë në shtëpi pas daljes nga spitali.