Shëngjini po përgatitet për nisjen e sezonit turistik, duke garantuar para së gjithash pastërtinë e bregdetit.
Punonjësit e bashkisë së Lezhës u angazhuan sot për pastrimin e bregdetit nga mbetjet në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit, nga Kune deri tek Rana e Hedhun. Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu u shpreh sot se “pastërtia është sfida jonë këtë sezon turistik”.
“Punonjësit e Bashkisë Lezhë, të gjithë në një aksion për pastrimin e plazheve nga Kune te Rana e Hedhun”, tha ai. Ndreu u bëri thirrje operatorëve turistikë dhe bizneseve që të jenë më të përgjegjshëm në mbajtjen pastër të ambientit.