Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 71 raste pozitive me koronavirus, ndërsa shtrimi në spitale vazhdon të rritet.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Ndërsa në 24 orët e fundit u shënuan dhe 8 pacientë të shëruar nga COVID-19, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Raste aktive në të gjithë vendin janë 784 persona dhe qyteti me vatrën më të madhe të infektimeve mbetet Tirana.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënua edhe 1 viktimë nga Tirana. 62-vjeçari ishte i intubuar dhe në gjendje të rëndë.