Në ditën rekord për rastet me COVID-19 që ka sjell dhe një shtim të pacientëve ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka takuar mjekët e Spitalit Infektiv. Manastirliu thotë se gjithë sistemi shëndetësor vijon të jetë në alert teksa shprehet e bindur se edhe kësaj radhe stafi mjekësor do ia dalë siç ia ka dalë deri më sot me COVID-19.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU Siç e kanë përballuar deri më sot, jam e bindur që ky ekip i spitalit infektiv dhe dhjetra të tjerë, staf mjekësor dhe mbështetës do t’ja dalin edhe kësaj rradhe, në përballjen me #COVID19? ? I gjithë sistemi shëndetësor #vijon të jetë në alert, në të gjithë nivelet e shërbimit. #TëRespektojmëRregullat ↔️? #ShëndetësiaNëGatishmëri