Vinicius Junior ka habitur tifozët, pasi ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij zyrtare në Instagram, vetëm pak orë pas një takimi vendimtar me drejtuesit e Real Madridit për rinovimin e kontratës.

Veprimi i sulmuesit brazilian ka nxitur menjëherë spekulime në rrjetet sociale, me shumë tifozë që e kanë lidhur këtë lëvizje me një njoftim të afërt për të ardhmen e tij.