Propozimi i Partisë Demokratike për një reformë të re territoriale, që parashikon ndarjen e vendit në 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone, ka nxitur reagime të shumta kritike nga qytetarët në rrjetet sociale.
Në postimin e deputetit demokrat Gazment Bardhi, shumë komentues shprehën kundërshtimin e tyre, duke argumentuar se rritja e numrit të bashkive do të shtojë kostot administrative dhe do të krijojë më shumë burokraci.
Disa sollën si shembull vende europiane që kanë zgjedhur të reduktojnë numrin e njësive vendore për të rritur efikasitetin.
“Tirana me rreth 1 milion banorë ka vetëm disa bashki, ndërsa ne kërkojmë 100 bashki për një vend me më pak se 3 milionë banorë”, shkruan një komentues.
Të tjerë paralajmërojnë se një ndarje e tillë do të nënkuptonte më shumë shpenzime për administratën dhe më pak fonde për investime e shërbime publike.
Për një pjesë tjetër të komentuesve, rritja e numrit të bashkive lidhet me nevojat e PD-së për më shumë ulëse në Kuvend, duke e cilësuar propozimin si një përpjekje për të krijuar më shumë struktura lokale me ndikim politik.











